Lajme

Statovci: Është miratuar Projektligji për Mbështetjen e Punëve Publike

Deputetja e Guxo, Jeta Statovci

Deputetja nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në kuadër të Listës “Guxo”, Jeta Statovci ka thënë se Komisioni për Buxhet dhe Financa ka miratuar Projektligjin për Mbështetjen e Punëve Publike.

Përmes një postimi në Facebook, Statovci tha se ky projektligj do të mundësoj zhbllokim të projekteve kapitale.

“Kemi miratuar sot në Komisionin për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Projektligjin për Mbështetjen e Punëve Publike, i cili do të mundësojë zhbllokimin e qindra projekteve kapitale të organizatave buxhetore në nivel qendror dhe atë lokal e të cilat projekte, që u ndikuan nga rritja e çmimeve të materialeve ndërtimore”, shkroi Statovci.

Sipas Statovcit, ky projektligj ka qëllim të krijojë mekanizma që kompenson me një masë materialet ndërtimore.

“Ky projektligj ka për qëllim të krijojë një mekanizëm për kompensimin deri në një masë të caktuar të rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore dhe punëve përcjellëse”.

Tutje, Statovci tha se zhbllokimi i këtyre projekteve do të ketë një impakt ekonomik.

/Shqip.com