Lajme

Stano thotë se raporti i Borrellit për masat ndaj Kosovës është afër finalizimit

Peter Stano, zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE)
Peter Stano, zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE)

Raporti i shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, lidhur me mundësinë e heqjes së masave ndaj Kosovës – të vendosura vitin e kaluar – është afër finalizimit.

Kështu të paktën ka bërë të ditur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili, ka theksuar se nuk ka një datë se kur do të publikohet.

Ky raport duhet t’iu dorëzohet shteteve anëtare të cilat më pas shqyrtojnë nëse janë pjekur kushtet për heqjen e masave.

Josep Borrell

“Raporti ende nuk është dorëzuar dhe nuk kemi shpallur një datë se kur saktësisht do të bëhet. Është në fazën e finalizimit dhe së shpejti do t’u prezantohet vendeve anëtare në Këshill”, ka thënë Stano për “KoSSev”.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje BE-së t’i heq masat e vendosura.

Kujtojmë se masat ndaj Kosovës ishin vendosur në mesin e muajit qershor të vitit të shkuar si reagim i Brukselit ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve lokale në katër komunat e veriut.

/Shqip.com