Stadiumi i Malishevës po riparohet
Publikuar:
(25.04.2023 15:53:30)

FC Malisheva do të bëhet me ambiente më të mira për punë.
Tash e disa ditë po realizohen punë në stadiumin “Liman Gegaj” për të cilat Komuna e Malishevës është mbështetur nga MKRS, do ta formësojnë atë dhe do të krijojnë kushte më të mira për sportistët.
“Politikat tona që synojnë rritjen e pjesëmarrjes masive në sport lidhen ngushtë me infrastrukturën sportive. Përmirësimi i saj dhe përkrahja e të rinjve janë ndër prioritetet tona kyçe”, shrkuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shkruan Shqip.com.
FC Malisheva garon në Superligën e Kosovës në futboll.
/Shqip.com