Sport Ndërkombëtar

Stadio Olimpico ka një “vrasës” të ri

Sulmuesi i Romës po kalon formë të lartë

Nën urdhërat e Thomas Tuchel kishte mbetur në bankën rezervë dhe vendosi që të largohej nga Londra, për tu transferuar te Roma.

Taby Abraham është njeriu i momentit te romakët të cilët e kanë nisur mirë kampionatin në Serie A, shkruan Shqip.com.

Shtatëgjati ka arritur që të adaptohet mirë në kryeqytetin Italian dhe në muajin e parë si lojtar i Romës ka shënuar tre gola, ndërsa ka regjistruar edhe dy asistime.

23 vjeçari njihet për lojën e fortë fizike dhe ftohtësinë në zonën e 16-metërshit, elemente këto që i kanë ndihmuar të përshtatet shpejtë në Serie A.

Abraham ka qenë kërkesa personale e Jose Mounihos i cili ka thënë “Unë e njoh atë që kur ishte djalë. Ai kurrë nuk ka luajtur për mua, sepse ai ishte një 14, 15, 16 vjeç kur unë isha te Chelsea, por e njoh atë shumë mirë. Me Tammy, Eldor Shomurodov dhe Borja Mayoral, ne kemi opsione sulmuese për të cilat jam shumë i kënaqur”.

Ndërkohë, Roma është në vendin e katërt në Serie A, me 12 pikë të grumbulluara pas pesë ndeshjeve të zhvilluara./Shqip.com