Stadio Olimpico: 50 mijë tifozë shpërthyen në festë pas golit të Zaniolos
Publikuar:
(25.05.2022 22:43:11)
Roma është fare pranë suksesit të parë europian në histori të klubit.
Në finalen e ‘Conference League’ ndaj Feyenoord, ata kaluan të parët në epërsi.
Stadiumi “Air Albania” nuk i zuri të gjithë, mipëpo romakët janë mbledhur në “Stadio Olimpico” të kryeqytetit italian.
Atje, ata festuan në trans golin e shënuar nga Zaniolo në pjesën e parë.
Me këtë fitore, Jose Mourinho do të bëhej trajneri i parë që fiton tre trofetë e tre kompeticioneve për klube të UEFA-s.
Ai ka Ligën e Kampionëve, Europaligën dhe një trofe i Ligës së Konferencës do të ishte një vulë e përjetshme në librin e madh të historisë së ‘lojës së bukur’. /Shqip.com