Lajme

SSHCK-ja i del kundër Hykollit: Qëndrime për t’i hyrë në hatër kryeministrit Kurti

Takimit të kryeministrit Kurti me kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, i ka reaguar Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës(SSHCK), duke thënë se qëndrimet e kreut të BSPK-së pas takimit me kreun e ekzekutivit, janë të paautorizuara e të pamatura.

Komentet e Hykollit që ngjallën reagimin e SSHCK-së, kanë të bëjnë më mbështetjen që ky i fundit ia kishte dhënë miratimit të Ligjit për Paga dhe Ligjit për Zyrtarët Publikë.

“SSHCK vlerëson se qëndrimi i Hykollit në takimin që kishte me kryeministrin është qëndrim i pa autorizuar dhe i pa matur, duke i dhënë mbështetje të plotë miratimit të Ligjit për Zyrtarët Publik dhe Ligjit të Pagave”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, sipas Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, me komentet e bëra Hykolli e ka tradhëtuar misionin që i është besuar.

“Për këto qëndrime, është mirë i informuar edhe vet Atdhe Hykolli i cili për çudi, pa dijeninë e kryesisë së BSPK por edhe Federatave tjera Sindikale, del me qëndrim të kundërt, sa për t’i hyrë në hatër kryeministrit Kurti, duke e tradhtuar rëndë detyrën-misionin që i është besuar e që është: mbrojtja e interesave të punëtorëve”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës”, theksohet në reagimin e SSHCK-së.

/Shqip.com