Lajme Botë

Sri Lanka: Forcat e sigurisë bastistin kampin kryesor të protestës, arrestojnë protestuesit dhe shkatrrojnë tendat

Forcat e sigurisë në Sri Lanka sot në mëngjes, bastisën kampin kryesor të protestës antiqeveritare në kryeqytet, duke arrestuar protestues dhe duke çmontuar tendat.

Qindra trupa dhe komando policie lëvizën protestuesit jashtë zyrave presidenciale në Colombo, disa orë përpara se ata të largoheshin nga zona.

Siç raporton BBC, një gazetar i tyre u rrah nga ushtria dhe një ushtar i rrëmbeu telefonin dhe i fshiu videot.

Nëntë persona, mes të cilëve dy të plagosur, janë arrestuar nga policia.

Kjo vjen pasi Ranil Wickremesinghe u betua si president të enjten, pasi ish-presidenti Gotabaya Rajapaksa u largua nga vendi javën e kaluar.

 Wickremesinghe shihej si thellësisht jopopullor me publikun dhe është zotuar për veprime të ashpra kundër demonstruesve.

Më vete të premten, Dinesh Gunawardena – një politikan i lartë i konsideruar si një besnik i Rajapaksës për një kohë të gjatë – bëri betimin si kryeministër i ri, duke hyrë në këpucët e mëparshme të  Wickremesinghe.

Sri Lanka ka pasur pwr disa muaj trazira masive për shkak të një krize ekonomike dhe qytetarët fajësojnë ish-qeverinë për keqpërdorimin e financave të vendit.

Protestat kishin mbetur paqësore pasi Wickremesinghe ishte betuar në detyrë të mërkurën. Pavarësisht mosbesimit të thellë, shumë demonstrues kishin thënë se do t’i jepnin atij një shans për ta nxjerrë vendin nga kriza e tij ekonomike.

Në fjalët pas inaugurimit të tij, ai tha se çdo përpjekje për të rrëzuar qeverinë ose për të pushtuar ndërtesat qeveritare “nuk ishte demokraci, është kundër ligjit”.

Sot, forcat e sigurisë hynë në kampin e protestës dhe ia morën ndërtesën demonstruesve, të cilët më parë ishin zotuar se do t’ia kthenin ndërtesën.

Policia e përshkroi incidentin si një “operacion special për të rikthyer kontrollin e sekretariatit presidencial”.

Kur u pyet për sulmin ndaj gazetarit të BBC, një zëdhënës i policisë tha se nuk ishte në dijeni të incidentit.

Bastisja u zhvillua në orët e para të mëngjesit rreth orës 01:00 me orën lokale (19:30 GMT të enjten). Forcat e sigurisë më vonë mbyllën plotësisht një pjesë të rrugës që të çon në vend.

Qindra ushtarë të armatosur rëndë dhe komando policie me pajisje për rebelim zbritën nga dy drejtime, me fytyra të mbuluara.

Lexo edhe:
Protestat në Sri Lanka, dhjetëra të lënduar

Kur aktivistët ngritën kundërshtime për praninë e tyre, personeli i sigurisë marshoi dhe u bë agresiv. Protestuesit u zmbrapsën.

Brenda pak sekondash, u panë ushtarë që bërtisnin, çmontonin dhe shkatërronin tendat e ndërrimit dhe sende të tjera në trotuar. Trupat gjithashtu hynë në zyrën e presidentit, e cila u sulmua nga turma të mëdha javën e kaluar.

Aktivistët kishin thënë më herët se do ta dorëzonin ndërtesën të premten pasdite. 

Protestuesit u shtynë deri në vendin e caktuar të protestës më pak se 100 metra larg dhe u ngritën barrikada çeliku për të ndaluar aktivistët.

Dhuna e qeverisë ndaj protestuesve tashmë është kritikuar nga grupet civile dhe ligjore.

“Përdorimi i panevojshëm i forcës brutale nuk do ta ndihmojë këtë vend dhe imazhin e tij ndërkombëtar,” tha kreu i Odës së Avokatëve të vendit, Saliya Peiris në një deklaratë.

Lexo edhe:
Sri Lanka: Protestuesit do të pushtojnë pallatin derisa liderët të largohen

Komisionerja e Lartë britanike në Sri Lanka, Sarah Hulton, gjithashtu shprehu shqetësime për raportet nga vendi i protestës.

“Ne e kemi bërë të qartë rëndësinë e së drejtës për protestë paqësore”, shkroi ajo në Twitter.

Sri Lanka është goditur me protesta prej muajsh, sepse vendi është në fakt i falimentuar dhe po përballet me mungesa akute të ushqimit, karburantit dhe furnizimeve të tjera bazë.

Vendi është aktualisht në një gjendje të jashtëzakonshme, e cila i jep policisë dhe ushtrisë fuqinë për të arrestuar dhe ndaluar njerëzit pa urdhër./Shqip.com