Rozë

Sqarohet Megi Pojani pas publikimit të videos tek varrezat

Qarkullimi në rrjetet sociale të një videoje ku shihet Megi Pojani duke vallëzuar e qeshur tek varrezat, ka ngjallur reagime të shumta.

Shumë persona kanë reaguar kundër saj.

Disa orë pasi kjo video doli, Megi ka reaguar duke shprehur keqardhjen për veprimet e bëra në atë video.

Ajo ka treguar se videon e ka xhiruar tek varri i stërgjyshes, të cilën e viziton shpesh, ku e pastron vendin, ndez qirinj dhe vendos lule të freskëta.

“Kjo është mënyra ime se si e ndërtoj komunikimin me një stërgjyshe që prindërit e mi e kanë dashur fort. Është mënyra ime, jo e jotja, marrëdhënia ime me të, jo e jotja. Varret s’lidhen vetëm me kujën e lotët. Atë moment, kur është bërë video (3 vite më parë), e kam të gjallë dhe tani. Çdo herë që vizitojmë që afërmit tanë në varreza mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bëjmë të qesh me idiotësitë tona. Kjo është shumë intime”, ka shkruar Megi.

Ajo ka kërkuar ndjesë ndaj cilitdo person që e ka vlerësuar se me veprimet e bëra ka fyer.

“Jam koshiente se sa mund të lëndojë, se ç’jam koshiente për qëllimet për se është bërë dhe publikuar kjo video – kurrë për t’u tallur me personin tim të dashur. Uroj që personazhi im në rrjete sociale të mos keqkuptohet dhe mos të interpretohet si karakteri im i vërtetë dhe kam bindje që në aq kohë sa kam qenë pjesë e televizionit kam treguar se kush është Megi e vërtetë. Uroj në mirëkuptimin e njerëzve që më kanë mbështetur deri tani, në rrjete sociale”, ka shkruar ajo.

/Shqip.com