Lajme

Sqarohen Berisha e Bajqinovci lidhur me fotografinë e shpërndarë në media

Lidhur me fotografinë e cila po qarkullon në media, në të cilën shihet kryetari i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha dhe deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci duke konsumuar ujë të prodhuar në Serbi, Shqip.com ka marrë një sqarim.

Bekë Berisha tha për Shqip.com se ky ujë, iu është shërbyer atyre gjatë vizitës në pikën kufitare në Bërnjak nga punonjës serb të Policisë së Kosovës.

“Kjo fotografi është bërë në pikën kufitare në Bërnjak kur e kemi vizitu këtë pikë, unë si kryetar i Komisionit bashkë me komisionin. Komandanti ka qenë serb aty, unë besoj që serbët e pijnë atë lloj uji dhe na e ka shërbyer ata ujë policët serb të Policisë së Kosovës”, tha Berisha.

Ndërsa, Bajqinovci tha se fotografia në fjalë është bërë para dy vjetësh dhe po përdorët për qëllime të këqija.

“Kjo fotografi është bërë para dy vitesh kur kemi qenë me Komisionin Parlamentar në pikën kufitare në Bernjak, Policia e Kosovës e ka sjell ujin. Kemi qenë shtatë anëtarë të komisionit dhe jo vetëm ata që po qarkullojnë në media. Kjo është propagandë se 100 herë po e qesin e i ka dy vite nga ajo ngjarje”, tha Bajqinovci.

Fotografia e plotë

/Shqip.com