Spurs të interesuar për driblerin më të mirë në Premierligë

Anonio Conte e ka ndërmend të shpenzojë këtë afat kalimtar të verës.
Trajneri e Tottenham është në përpjekje ta ndërrojë skuadrën me lojtarë të ri dhe ‘freskues’ për edicionin e ardhshëm.
Në planet e tij është edhe Allan Saint-Maximin i Newcastle United, raporton GOAL.

Spurs po e shikojnë 25-vjeçarin si një zëvendësues të mundshëm për Steven Bergwijn, i cili është duke u përgatitur për një lëvizje te Ajax.
Drejtori sportiv i Tottenham, Fabio Paratici është një tifoz i madh i Saint-Maximin, pasi e ka parë atë të regjistrojë pesë gola dhe pesë asistime në 37 ndeshje për Newcastle sezonin e kaluar.
Një shifër kjo impresive duke pasur parasysh faktin se gjysma e sezonit të tyre i sorollati ata në tre fundet e renditjes tabelare.

25 vjeçari ka kontratë me “Magpies” deri në vitin 2026, por nuk do të paraqesë problem pasi vlera e tij në treg sillet te 30 milionëshi, sipas ‘transfermarkt’. /Shqip.com