Sportingu eliminon Arsenalin e Xhakës pas penalltive

Sfida mes Arsenalit dhe Sporting Lisbonës doli të jetë interesante, ku çerekfinalisti u zgjidh vetëm pas penalltive, me portugezët që kaluan tutje.
Përballja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me rezultat 2-2.
Ndeshja nisi me të dy skuadrat që kishin nga një rast, me Trincaon dhe Gabriel Martinellin, por asnjëri nuk shënoi.
Arsenali kaloi i pari në epërsi në minutën e 19-të, me Granit Xhakën që shënoi për 1-0 me një goditje të bukur nga brenda zonës.
Por momenti i bukur i kësaj ndeshje erdhi në minutën e 62-të, kur Pedro Goncalves shënoi një super gol me në goditje nga 50 metra (1-1).
Pas rezultatit të përgjithshëm 3-3, ndeshja shkoi në vazhdime.
Fituesi u vendos me penallti, ku tutje kaloi Sportingu, pas gabimit të Martinellit.
/Shqip.com