Sport Ndërkombëtar

Sporti në zi, vdiq ish-ylli i UFC-së

Ish-luftëtari i UFC-së, Anthony “Rumble” Johnson ka vdekur në moshën 38-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje, është bërë e ditur të shtunën.

Johnson ka sfiduar titullin e kampionit në UFC më herët, ndërsa është dashur të luftojë shtatorin e vitit të kaluar.

Por u tërhoq për shkak të një sëmundje, që nuk është specifikuar.

Menaxheri i tij, Ali Abdelaziz, kishte kërkuar nga tifozët që të luten për luftëtarin, por të dielën u njoftua që Johnson ka humbur betejën me sëmundjen. Johnson në dy raste kishte sfiduar titullin e kampionit në UFC në kategorinë gjysmë të rëndë.

Në të dy rastet ishte mposhtur nga ylli i madh, Daniel Cormie

Luftëtari, Michael Chiesa, tha se vdekja e “Rumble” Jonson erdhi nga një sëmundje e pazbuluar.

“RIP Anthony “Rumble” Johnson. Një nga artistët KO më të mirë që ka parë ndonjëherë sporti ynë. Lutjet e mia shkojnë për familjen e tij dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi”, ka shkruar Chiesa.

/Shqip.com