Lajme Botë

Spitalet në Kinë të tejmbushur nga Covid-19

Përhapja aktuale e Covid-19 në Kinë mund të infektojë 10 % të botës brenda tre muajve të ardhshëm, ka paralajmëruar një epidemiolog dhe ekspert shëndetësor në Kinë.

Ky paralajmërim ka ardhur pasi një video tronditëse e shpërndarë në internet tregonte trupat që grumbulloheshin në spitale dhe krematoriume në Kinë , pasi vendi kohët e fundit liroi masat e tij ekstreme të kontrollit të Covid 19, shkruajnë mediat e huaja.

Vetëm dy vdekje nga virusi u raportuan nga autoritetet kineze të hënën, por pamjet duket se tregojnë korridoret e një spitali të tejmbushur me trupa të vdekur në barela dhe pacientët duke u vendosur në reparte.

Eric Feigl-Ding, një epidemiolog dhe ekspert shëndetësor, foli për këtë në Twitter duke shpjeguar se si situata në Kinë është “shumë e keqe”, ndërsa e cilësoi atë si “termonukleare”.

Ai shpjegoi se spitalet janë të mbingarkuar plotësisht në Kinë që kur ranë kufizimet, ndërsa epidemiologët vlerësojnë se 10% e popullsisë së Tokës ka të ngjarë të infektohen gjatë 90 ditëve të ardhshme. “Vdekjet ka të ngjarë në miliona. Ky është vetëm fillimi”, ka thënë ai.

/Shqip.com