Sport Ndërkombëtar

Spektakël në NBA, Luka Doncic thyen tjetër rekord

Dallas Mavericks kanë arritur fitore dramatike kundër New York Knicks, falë paraqitjes së shkëlqyeshme të sllovenit Luka Doncic.

Slloveni arriti në mënyrë mjeshtërore t’i barazojë shifrat në fund të takimit, për të shkuar ndeshja në vazhdime, ku ekipi i tij triumfoi me rezultatin 126-121.

Doncic shënoi dy shifror të trefishtë: 60-të pikë, 21 kërcime dhe 10-të asistime, duke qenë i pari lojtar i Mavericks që shënon këtë numër të pikëve brenda një ndeshje në “NBA”.

Në ndeshjet tjera, u regjistruan këto rezultate: Orlando Magic vs Los Angeles Lakers 110-129, Washington Wizards vs Philadelphia 76ers 116-111, Boston Celtics vs Houston Rockets 126-102, Indiana Pacers vs Atlanta Hawks 129-114, Toronto Raptors vs Los Angeles Clippers 113-124, Memphis Grizzlies vs Phoenix Suns 108-125, Oklahoma City Thunder vs San Antonio Spurs 130-114, Golden State Warriors vs Charlotte Hornets 110-105 dhe Sacramento Kings vs Denver Nuggets 106-113.

/Shqip.com