Sport Ndërkombëtar

Spektakël në “Etihad”, City shkon në pushim me epërsi prej dy golash

Në 45 minutat e pare të ndeshjes së dytë gjysmmëfinale të Champions League, Manchester City ka dominuar ndaj Real Madridit dhe në pushim ka shkuar me epërsinë 2-0.

Të dy golat për Cityzens i ka shënuar Bernardo Silva, në minutat 23 dhe 37.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka posedimin e topit me 72  për qind, kurse Real Madridi vetëm 28 për qind.

City gjatë 45 minutave të para kishte plot 13 gjuajtje, pesë nga të cilat përfunduan brenda kornizës së portës, dhe dy përfunduan në rrjetë.

Manchester City është një hap pranë finales së madhe, pasi rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet është 3-1.

/Shqip.com