Sport Ndërkombëtar

Spektakël në “Emirates”, Arsenali vetëm një pikë me Southamptonin

Arsenali nuk ka fituar as në ndeshjen e tretë radhazi në kampionat duke e vështirësuar tepër shumë rrugën drejt titullit të kampionit.

“Topçinjtë” sonte kanë barazuar me Southamphtonin me rezultat 3-3 në kuadër të javës së 32-të të Ligës Premier.

Ndeshja nisi me gol, pasi që mysafirët shënuan që në minutën e parë me Carlos Jonas Alcaraz pas një gabimi trashanik të portierit Ramsdale.

Pas 14 minutash u vështirësua edhe më shumë ndeshja për Arsenalin, kur The Walcott shënoi për 0-2.

Vendasit u kthyen në lojë në minutën e 20-të, kur Gabriel Martinelli shënoi për 1-2 pas asistimit të Bukayo Saka, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Kur pritej që Arsenali të kthehej në lojë, në skenë doli Duje Caleta-Car që shënoi me kokë për 1-3.

Vendësit vazhduan me sulme për të tentuar të hapnin ndeshjen dhe këtë e bën në minutën e 88-të me kapitenin Martin Odegaard që shënoi për 2-3.

Pas dy minutash stadiumi “Emirates” ishte në festë, pasi Bukayo Saka barazoi për 3-3.

Tetë minuta shtesë nuk ishin të mjaftueshme për Arsenalin të shënonte golin e fitores dhe iu desh të pajtohej me barazim.

Arsenal mbetet lider me 75 pikë, pesë më shumë se Manchester City, që ka dy ndeshje më pak.

/Shqip.com