Specialja: Janë marrë masa mbrojtëse për dëshmitarët në rastin e Sali Mustafës

Shefja e informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës, Angela Griep, tha se janë marrë masa mbrojtëse për të gjithë dëshmitarët në rastin e Salih Mustafës siç është shtrembërimi i pamjes së fytyrës dhe zërit, përcjell Shqip.com.
Përmes platformës “Zoom”, Griep ka përmendur edhe vendimin e të akuzuarrit Salih Mustafa, për mos pjesëmarrën fizike gjatë seancave, raporton Betimi për Drejtësi.
Sipas saj, me vendim të Gjykatës, i njëjti duhet të paraqitet kur prezenca e tij fizike konsiderohet e dosmosdomshme apo kur rregullat e kërkojnë këtë gjë.
Kurse, sa i përket rastit të të akuzuarit Pjetër Shala, ajo bëri të ditur se në konferencën e tretë mbi ecurinë e çështjes gjykata ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar që dosjen paraprake si dhe materialet tjera t’i dorëzojë deri më 28 janar të vitit 2022.
Kurse, për gjykimin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, u tha se pritet që të fillojë më 7 tetor 2021.
Ndërkaq, u bë e ditur se lidhur me rastin e Hashim Thaçit si dhe tjerëve, konferenca e ardhshme do të mbahet në fund të tetorit./Shqip.com