Lajme

Specialja arreston ish-pjesëtarin e UÇK-së, Sabit Jonuzi

Gjykata Speciale ka arrestuar sot ish-pjesëtarin e UÇK-së, Sabit Jonuzi nga Fushtica e Drenasit.

Lajmin për RTK-në, e ka konfirmuar Enver Hajdari, kryetar i degës së shoqatës së veteranëve në Drenas. Hajdari ka bërë të ditur se familjarët e kanë njoftuar atë për arrestimin e Sabit Jonuzit, i cili sipas tyre tashmë është dërguar në Hagë.

Kreu i OVL-UÇK-së në Drenas ka thënë se nuk e dinë ende se në çfarë cilësie Sabit Jonuzi është marrë nga Gjykata Speciale.

/Shqip.com