Lajme

Specializantët e QKUK-së protestojnë nesër

Gjatë ditës së nesërme, Këshilli i Specializantëve të QKUK-së, pritet të organizojë protestë pranë administratës qendrore të QKUK-së.

Kjo protestë organizohet për shkak të pagesës së kujdestarive në kundërshtim me Ligjin e Pagave dhe vendimeve që Qeverisë.

“Parashihet që me qenë prezent rreth 500 specializantë. Arsyeja e protestës është anulimi i kujdestarive shtesë nga SHSKUK-ja me datën 01.03.2023 dhe detyrimi për të punuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë se Republikës së Kosovës të marrë me datën 03.02.2023 – rregulloren QRK Nr 7/2023”, thuhet në njoftim.

Protesta pritet të nis në orën 10:30 dhe zgjatë një orë, deri në orën 11:30.

/Shqip.com