Teknologji Auto

Spanjollët zbulojnë veturën sportive, por me sasi të limituar

Versioni i kufizuar i SUV-it Cupra Formentor VZN do të ofrohet në versionin sportiv, që e bënë me atraktiv për adhuruesit e shpejtësisë dhe komoditetit.

Modeli spanjoll përmban disa shtesa të stilit të personalizuara mbi modelin e specifikave V3N të rangut të lartë dhe është i disponueshëm për t’u porositur tani.

Ashtu si VZ3, VZN ofrohet vetëm me motorin më të fuqishëm të Formentor: një njësi TSI me katër cilindra 2.0 litra turboprodhues që prodhon 306 kuaj fuqi, një kuti ndërruesi automatik DSG me tërheqje në të katër rrotat.

Ndryshimet e jashtme të VZN, përfshijnë rrota të reja të zeza mat 19 inç, përfundime më të zeza mat në grilat dhe mbulesat e pasqyrave dhe distinktivin e zi Cupra.

Ngjyra e trupit është e kufizuar me atë që e ka quajtur Mesnata e Zezë-Midnight Black dhe një të re të gjelbër malore, e cila është ekskluzive për modelin VZN.

Në pjesën e përparme ka fenerët LED me një kamerë shumëfunksionale që furnizon me informacione, përfshirë edhe kufizimet e kufirit të shpejtësisë në ekranin e shoferit.

Në brendësi, ka ulëset që ofrojnë mundësi për rregullim, ngrohje, Dinamica dhe ngjyrë të zezë prej lëkure. Pastaj një timon me ngrohje, një çati panoramike, një sistem zëri të përmirësuar nga Beats Audio dhe një kamerë me pamje nga lart.

Ndërkohë, kontrolli dinamik i shasisë së VZ3 është bartur edhe në VZN.

Performanca mbetet e pandryshuar nga VZ3, me VZN që ofron të njëjtën kohë 0-62 mph prej 4,9 sekondash dhe shpejtësi maksimale 155 mph.

/Shqip.com