Spanjë: Në një lokal klientët gjobiten nëse nuk konsumojnë asgjë
Të ulesh në një tavolinë bari dhe të mos marrësh asgjë është një veprim që disa njerëz e kryejnë dhe që i bën hotelierët të humbasin të ardhurat.
Sidoqoftë, Taverna La Solía de Liaño (Cantabria) ka vendosur të gjejë një zgjidhje.
Taverna ka krijuar një masë inovative: tarifimin prej 1.5 € për ata klientë që zënë një tavolinë dhe nuk e konsumojnë asgjë raporton AS.
Pronari i lokalit, Óscar Solana, thotë se “industria e mikpritjes ka ndryshuar pas COVID.
“Ne kemi nevojë për njerëz për të konsumuar! Inflacioni po ndikon shumë tek ne hotelierët. Ne nuk jemi qendra sociale e qytetit . Ne kërkojmë vetëm pak edukim dhe respekt” ka thënë ai.
Më tutje ai është shprehur se njerëzit duhet të kuptojnë se ky është një biznes dhe se ne kemi nevojë që ai të jetë fitimprurës. Përndryshe, do të ishte e pamundur.
Po ashtu është bërë e ditur se disa nga klientët janë zemëruar, por përqindja është shumë e vogël. Në shumë raste, në fakt përfundojnë duke porositur një kafe.
/Shqip.com