Sport Ndërkombëtar

Spanjë – Itali, përfundon pjesa e parë

Sonte po zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kombeve.

Spanja dhe Italia po përballen mes vete në ndeshjen e cila zhvillohet në stadiumin “De Grolsch Veste” në Enschede, më fillim nga ora 20:45.

Fillimisht ishin iberikët ata të cilët kaluan në avantazh në minutën e katërt, më anë të Pinos, i cili shënoi pas një gafe të Bonuccit në mbrojte.

Mirëpo, azurrët vendosën baraspeshën pas 7 minutave, me anë të Immobiles, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për shifrat 1:1.

Fituesi i kësaj ndeshje në finale do të luaj me kombëtaren e Kroacisë, e cila mbrëmë mposhti Holandën me rezultat 4-2.

/Shqip.com