Lajme Botë

Spanja raporton vdekjen e parë në Evropë nga shpërthimi i lisë së majmunëve

Spanja ka raportuar atë që mendohet të jetë vdekja e parë në Evropë e lidhur me linë e majmunëve në shpërthimin aktual të sëmundjes, raporton The Guardian.

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga 22 korriku, vetëm pesë vdekje ishin raportuar në mbarë botën, të gjitha në Afrikë.

OBSH të shtunën e kaluar e shpalli shpërthimin e përhapur me shpejtësi një emergjencë shëndetësore globale , nivelin më të lartë të alarmit.

Lexo edhe:
OBSH-ja e shpall linë e majmunit emergjencë globale

Në raportin e saj të fundit, ministria spanjolle e shëndetësisë tha se 4,298 raste ishin konfirmuar në vend, vetëm 64 prej tyre ishin gra.

Belgjika është bërë vendi i parë që ka vendosur një karantinë të detyrueshme për njerëzit e prekur nga lija e majmunit./Shqip.com