Spanja po i “mbyt” shpresat e Greqisë, Gjermania po “stërvitet” ndaj Lihtenshtajni-t

Kanë përfunduar pjesa e parë në të gjitha ndeshjet e nisura në ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Në kryendeshjen e natës, Spanja është duke triumfuar ndaj Suedisë, kurse Gjermani po “luan tenis” ndaj Lihtenshtajni-t, shkruan Shqip.com.
Në takimin që po zhvillohet në Athinë, spanjollët po fitojnë me rezultat 0-1, me golin e realizuar nga Pablo Sarabia. Sulmuesi i PSG-së, e dërgoi topin në rrjetë nga pika e bardhë, në minutën e 40-të.
Me rezultatin aktual, “La Roja” është lidere në Grupin B, me 16 pikë të grumbulluara, një më shumë se Suedia që është ne vendin e dytë.
Kurse, në anën tjetër, Greqia me rezultatin aktual i thotë lamtumirë Katarit.
Kurse, në takimin tjetër, Gjermania po e deklason Lihtenshtajnin, me rezultat 4-0.
Skuadra mysafire është me një futbollist më pak në fushën e gjelbër që nga minuta e dhjetë, pasi Hofer u ndëshkua me karton të kuq.
Epërsinë numërike, gjermanët e shfrytëzuan në maksimum, duke shënuar katër herë.
Ilkay Gundogan, Leroy Sane, Marco Reus ishin realizatorët, kurse Kaufmann shënoi një herë në portën e gabuar.
Pavarsisht rezutatit, Gjermania veçse është kualfikuar në Botëror, kurse Lihtenshtajni mbetet në pozitën e fundit në Grupin J, me vetëm një pikë.
Në ndeshjet tjera po zhvillohen këto rezultate:
Irlanda 0-0 Portugalia
Malta 1-4 Kroacia
Sllovakija 0-1 Sllovenia
Romania 0-0 Islanda/Shqip.com