Sport Ndërkombëtar

Spanja përballet me Zvicrën, Portugalia kërkon rikthimin te fitorja

Liga e Kombeve do të vazhdojë të shtunën me disa përballje interesante.

Disa nga përballjet më interesante do të zhvillohen në  Grupin A2, aty ku Portugalia e Spanja po luftojnë për vendin e parë.

Spanja do të ketë përballë Zvicrën, të cilët po luftojnë për të mos rënë në një ligë më poshtë.

Spanja në katër ndeshje të zhvilluara deri më tani ka dy fitore e dy barazime dhe kryeson tabelën, kurse Zvicra është e fundit me tri humbje e një fitore.

Dueli tjetër i këtij grupi është ai në mes të vendit të dytë dhe tretë.

Portugali do të kërkojë të mbaj një hap me Spanjën në përballjen me Republikën Çeke.

Skuadra e Cristiano Ronaldos ka dy fitore, një humbje e një barazim, kurse kundërshtarët kanë dy humbje, një fitore e një barazim.

Kur kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje gjithçka është ende për tu vendosur.

Të dyja ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 20:45.

Ndeshjet e tjera që zhvillohen sot: Slovenia – Norvegjia, Skocia – Irlanda, Serbia – Suedia, Qipro – Greqia./Shqip.com