Lajme Botë

Spanja përballet me zjarre pas temperaturave të larta

Zjarrfikësit kanë luftuar me zjarret në disa pjesë të Spanjës, pasi vendi po përballet me fillimin e verës më të ngrohtë në dekada.

Pjesë të Evropës Perëndimore kanë përjetuar nxehtësi ekstreme nën një valë ajri të nxehtë që është zhvendosur në veri nga Afrika, raporton BBC.

Temperaturat si në Spanjë ashtu edhe në Francë kanë thyer rekorde, duke ushtruar presion mbi spitalet dhe rrjetet e energjisë.