Lajme

Spanja kokëfortë, s’e respekton vendimin e BE-së për vizat

Spanja

Shefi i diplomacisë spanjolle, Jose Manuel Albares ka ripërsëritur qëndrimin e shtetit që përfaqëson se pasaportat kosovare s’do t’i njohë.

Ai ka thënë se Spanja do të zbatojë rregulloret e reja të BE-së për liberalizimin e vizave për kosovarët, por nuk do të pranojë dokumentet e tyre të udhëtimit.

Pak ditë më parë, Brukseli kishte njoftuar  se qeveria spanjolle do të jetë e vetmja nga hapësirat Shengen që nuk do të zbatojë përjashtimin e vizave për Kosovën, rregulloret që Parlamenti Evropian ka ratifikuar këtë javë dhe që pritet të hyjë në fuqi deri më 1 janar 2024.

/Shqip.com