Sport Ndërkombëtar

Spanja – Italia, përballja për finalistin e dytë

Spanja dhe Italia do të masin forcat në stadiumin “De Grolsch Veste” në Enshede për të nxjerrë dhe finalisten e dytë të Ligës së Kombeve, ndeshje që fillon në orën 20:45.

Të dyja kombëtaret kërkojnë ta fitojnë për herë të parë këtë garë, teksa të dyja kanë marrë nga një fitore dhe një humbje në dy ndeshjet e fundit.

Fituesi i këtij takimi do të ndeshet me Kroacinë në finalen e madhe. Teksa humbësi do të luajë për medaljen e bronztë kundër Holandës.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, mbrëmë Kroacia e mposhti Holandën me rezultat 4-2, ndërsa fituesi u përcaktua pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

/Shqip.com