Sport Ndërkombëtar

Spanja ia shuan Greqisë endrrën për Botëror, Gjermania dhe Kroacia “tallen” me kundërshtarët

Greqia mposhtet nga Spanja

Ëndrra e Greqisë për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror “Katari 2022” ka marrë fund sonte.

Spanja ka realizuar fitore minimal 0-1, në Athinë për t’i dhënë fund shpresës së grekëve dhe për ta rrëmbyer për vete vendin e parë në Grupin B, shkruan Shqip.com.

Në këtë takim, “La Roja” ishte skuadër domuinuese nga fillimi dhe arriti që në fund të arkëtonte pikët e plota.

Autor i golit të vetëm në këtë takim ishte, Pablo Sarabia.

Sulmuesi i PSG-së, realizoi nga pika e bardhë kur po zhvillohej minuta e 40-të dhe i dhurou skuadrës së tij pikët e plota.

Me këtë fitore, spanjollët janë lider në Grupin B, me 16 pikë, një më shumë se Sudia që pësoi humbje befasuese nga Gjeorgjia.

Image

Kurse, Greqia mbetet në pozitën e tretë, me nëntë pikë.

Në ndeshjet e tjera, fitore të thella kanë shënuar Gjermania dhe Kroacia.

Gjermanët kanë mposhtur Lihtenshtajnin me rezultat 9-0, ndërsa Kroacia ka triumfuar në udhëtim ndaj Maltës, me rezultat 1-7.

Për kombëtaren gjermane, ndeshje të mirë zhvilluan Marco Reus dhe Leroy Sane që realizuan nga dy gola.

Goli i parë i shënuar nga Reus

Kurse, për Kroacinë, në formë të lartë ishte Lovro Majer që realizoi dy herë.

Në ndeshjet e tjera u shënuan këto rezultate:

Irlanda 0-0 Portugalia

Sllovakia 2-2 Sllovenia

Romania 0-0 Islanda /Shqip.com