Sport Ndërkombëtar

Spanja fiton ndaj kampionit të Evropës

Spanja e ka mposhtur kampionin e Evropës, Italinë me rezultat 1 me 2 në kuadër të “Ligës së Kombeve”.

Spanjollët si mysafirë në minutën e 17’të arritën të kalojnë në epërsi. Gol shënoi Ferran Torres.

I njëjti lojtar në minutat shtesë të pjesës së parë arriti ta dyfishonte avantazhin për Spanjën.

Por, para se Spanja të shënonte golin e dytë, Italia mbeti me një lojtar më pak – pasi Leonardo Bonucci u ndëshkua me kartonin e kuq.

Ndeshja Itali & Spanjë

Me një lojtar më pak, shtatë minuta para fundit, Lorenzo Pellegrini shënoi golin e parë për Italinë, njëkohësisht edhe i fundit për këtë ndeshje.

Kjo pasi italianët nuk arritën ta barazonin rezultatin.

Kështu Spanja kalon në finale dhe do të takohet me fituesin e ndeshjes Francë – Belgjikë që luhet të enjten.