Spanja e nis takimin ndaj Greqisë – me shumë ndryshime në formacion

Spanja dhe Greqia do të përballen me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Në prag të këtij takimi janë publikuar formacionet zyrtare, shkruan Shqip.com.
Selektori i “La Roja-s”, ka vendosur që të nis takimin me 4-3-3, duke mos i ikur filozofisë së tij të lojes.
Por, ai ka bërë disa ndryshime në këtë formacion, duke e nisur nga minuta e parë me Dani Carvajal dhe Inigo Martinez, të cilët ka kohë që nuk janë paraqitur për kombëtare.

Një emër i ri është edhe De Tomas, i cili është në fazën e sulmit.
Kurse, në mesfushë, nga minuta e parë njëjtë sikur në ndeshjet e kaluara, ka filluar Gavi – që ka vetëm 17 vite mbi supe.
Spanja dhe Greqia do të përballen me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”
Aktualisht, spanjollët gjenden ne vendin e dytë në Grupin B, me 13 pikë të grumbulluara.
Me një fitore të mundeshme do e “rrëmbejnë” vendin e parë.
Ndërsa, Greqia, gjendet një pozitë më poshtë dhe nëse sonte nuk arkëtojnë pikët e plota, ëndrra për në Katar merr fund./Shqip.com