Lajme

Spanja e pranon pavarësinë e Palestinës, reagon Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj

Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, ka reaguar pasi Spanja e ka pranuar pavarësinë e Palestinës, ndërkohë Madridi zyrtar vazhdon të mos e njohë Kosovën shtet.

Hoxhaj ka thënë se as Spanjës e asnjë shteti tjetër evropian nuk i bën nderë të jenë në të njëjtën anije me Rusinë sa i përket Kosovës.

“Hikpokrizi diplomatike?”, ka shkruar Hoxhaj

“Spanja ende refuzon të njohë shtetin më të ri të Evropës, Kosovën, duke përmendur procesin e dialogut të Brukselit, megjithatë ajo njeh Palestinën jashtë Marrëveshjes së Oslos. Nuk i sjell asnjë nder Spanjës dhe shteteve të tjera evropiane të jenë në të njëjtën barkë me Rusinë në Kosovë. Hipokrizi diplomatike?”, ka shkruar zyrtari i lartë i PDK-së.

/Shqip.com