Lajme Botë

Spanja e ashpër me Izraelin: Vrasja e civilëve në Gaza e padurueshme, respektoni ligjet ndërkombëtare!

Spanja vijon të jetë kritike ndaj agresionit ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës.

Madridi ka mbajtur një qëndrim të prerë kundër vrasjes së civilëve në eklavën palestineze, ndonëse në anën tjetër thekson se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten.

Për kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez vrasja e civilëve në Gaza është e padurueshme dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar.

Këto, Sanchez ia ka pohuar sërish ministrit të Jashtëm izraelit, Benny Gantz, detajet e bisedës me të cilin i ka ndarë në një postim në rrjetet sociale.

“Unë fola me ministrin izraelit Benny Gantz, të cilit i ritheksova se Izraeli është partneri dhe miku i Spanjës. Dënova edhe një herë sulmet terroriste të Hamasit më 7 tetor. Spanja kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve. Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten nga ky sulm terrorist, por unë rikonfirmova se Spanja e konsideron vdekjen e civilëve në Gaza të padurueshme dhe se Izraeli duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar”, ka shkruar Sanchez, në vazhdën e një përplasje shumë të ashpër diplomatike mes Madridit dhe Tel Avivit.

/Shqip.com