Sport Ndërkombëtar

Spanja do kërkojë sonte revansh ndaj Italisë

Spanja dhe Italia do përballen sonte me fillim nga ora 20-45

Spanja do e ketë mundësinë për të ju hakmarrë Italisë për eleminimin e shkaktuar në gjysmëfinalën e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Rivalët e vjetër do të takohen sonte me fillim nga ora 20-45 në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, shkruan Shqip.com.

Ky takim do të zhvillohet në Itali, më saktësisht në “San Siro” dhe mbetet të shihet se kush do të dalë fitues.

Luis Enrique edhe këtë herë, njëjtë si në Evropian ka ftuar kryesisht futbollistë të rinjë në moshë, ku bie në sy mesfushori i Barcelonës, Pablo Martín Páez Gavira që është vetëm 17 vjeçar.

Gavi & a delicate touch that showed he could well be Barcelona's new Xavi -  Planet Football
Pablo Martín Páez Gavira

I njohur shkurtimisht si Gavi, ai është i lindur me pesë gusht të vitit 2004 dhe nëse merr minutazh në këtë takim, do bëhet futbollisti më ri që e ka veshur fanelën e “La Rojas”.

Ndërsa, në anën tjetër, Mancini nuk ka bërë shumë ndryshime prej listës së futbollistëve që i kishte ftuar në “Euro 2020”. Ai po vazhdon të ketë një skuadër ku dominojnë futbollistët me përvojë, gjë që ka rezultuar e sukseshme për azurët.

Fituesi i këtij takimi, do të kualifikohet në finale ku do e presë fituesin e takimit Francë-Belgjikë që zhvillohet nesër mbrëma në të njëjtin orar./Shqip.com