Sport Ndërkombëtar

Spalletti tregon nëse mjaftojnë 200 milionë euro për Osimhen

Lidhja e Luciano Spallettit me Napolin u ndërpre me një fund të lumtur, me Scudetto e tretë të klubit napolitan. Ai shprehu dashurinë e tij për klubin e kaltër me rastin e çmimit të “Sportilia”.

“Vendmimi për të qëndruar në vend duke i dhënë vlerë familjes sime më solli pakënaqësinë e largimit nga një ekip i fortë si Napoli dhe një mjedisi të dashuruar me futbollin”, ka thënë Spalletti.

:Klubi ka bërë një punë të madhe, por këshilla që unë jap është që të lëmë Garcia të punojë në paqe. Francezi ka fituar përvojë nga të gjitha anët”.

“A do të gjejë De Laurentiis dikë të gatshëm të paguajë 200 milionë euro për Osimhen? Nuk e di, ndoshta ato 200 milionë euro nuk janë të mjaftueshme për një lojtar si ai”, ka përfunduar tekniku italian.

/Shqip.com