Sport Ndërkombëtar

Spalletti mes lotësh tregon kujt ia dedikon titullin e Napolit

Luciano Spalleti dhe festa e lojtarëve të Napolit

Trajneri i Napolit, Luciano Spalleti shpërtheu në lot pasi Partenopei fitoi titullin e Serie A në Udine, duke ia kushtuar arritjen vëllait të tij, i cili kishte vdekur katër vjet më parë, si dhe tifozëve, lojtarëve dhe gjithë qytetit.

Napoli ka fituar titullin e tretë të Serie A në histori, i pari në 33 vjet, pasi një barazimi 1-1 kundër Udineses në Dacia Arena të enjten mbrëma.

“Problemi për ata që janë mësuar të punojnë shumë siç bëra unë, është se ne luftojmë për të shijuar plotësisht fitoret. Gjithmonë ka më shumë punë për të bërë, kështu që gëzimi është i shkurtër.

Të shoh Partenopein të buzëqeshur dhe të gëzuar është emocioni më i madh për mua. Janë ata që e përcjellin lumturinë e tyre. Problemi arrinte deri këtu, si kur të rëndojnë mbi shpinë ndjenjat e një qyteti të tërë. Këtu ka njerëz që do të mund të kalojnë momente të vështira në jetën e tyre sepse e mbajnë mend këtë moment. Këta njerëz e meritojnë gjithë gëzimin”, ka thënë fillimisht Spalletti për DAZN.

Italiani, i cili është bërë trajneri më i vjetër që ka fituar Scudetton, u përpoq t’i rezistonte lotët në fund të intervistës kur u pyet se kujt ia dedikoi titullin.

“Duhet t’ia kushtoj këtë lojtarëve, të cilët e merituan këtë gëzim. E dyta është për të gjithë tifozët – Napoli, kjo është për ju! Dhe së fundi për të gjithë ata që punojnë brenda Napolit, për stafin tim, Giuntolit, klubit që bën punën e tij. Dhe Matilde, vajza ime. Natyrisht, e gjithë familja ime që më shtyu përpara. Miqtë e mi dhe vëllai im Marcello…”, përfundoi trajneri italian.

Kjo ishte veçanërisht prekëse duke pasur parasysh se vëllai i Spallettit, Marcello, vdiq vetëm katër vjet më parë.

/Shqip.com