Sport Ndërkombëtar

Spalletti bën tatuazhin e veçantë (FOTO)

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti ka bërë tatuazh titullin e fituar nga “axurrët” pas 33 vitesh.

Stema e Napolit, numri 3 (titujt e fituar nga ekipi) si dhe kampionati i Serie A ka vendosur Spaleti të gdhendë në trupin e tij.

Valentino Russo ishte artisti që mori përsipër t’i bënte këtë tatuazh, ndërsa zbuloi se Spalletti ka bërë tatuazh në krahun e djathtë edhe emrat e tre fëmijëve të tij: Samuel, Federico dhe Matilde.

Pavarësisht se e udhëhoqi Napolin drejt titullit që i mungonte prej 33 vitesh, Spalleti nuk do të jetë trajner i skuadrës në edicionin e ardhshëm.

/Shqip.com