Lajme

Spak “troket” në KQZ, kërkon dosjen e plotë të tenderit për pajisjet elektronike të votimit dhe numërimit

Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK. /r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been reported to SPAK.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka kërkuar KQZ dokumentacionin e plotë të tenderit për pajisjet elektronike të votimit dhe numërimit.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për nevojë të hetimeve që po zhvillohen kërkon nga ana juaj dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës së prokurimit me nr.”REF-83073-12-23-2020 me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre paszgjedhor dhe të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. “REF-89113-03-04-2021*, me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave”, shkruhet në kërkesën e SPAK.

/Shqip.com