SPAK rrëzon Berishën, nuk e lejon të shkojë në seancat e Kuvendit

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka refuzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend, në cilësinë e deputetit.
Pasi janë njohur me përmbajtjen e kësaj kërkese, prokurorët kanë vendosur mospranimin e saj.
Avokatët e Berishës argumentuan se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës.
Kërkesa e tyre është bërë më datën 15 janar mirëpo sot nuk është miratuar nga dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
Javën e ardhshme, në datë 23 janar, do të jetë ish kryeminsitri Berisha që do ë paraqitet për herë të parë në SPAK.
Sipas rregullores së Kuvendit, deputeti humbet mandatin në rast të mosparaqitjes për 6 muaj në seancë plenare.
Gjykata e Posaçme caktoi masën e arrestit shtëpiak për ish-kryeministrin Sali Berisha mesditën e 30 dhjetorit.
Nga ana tjetër kërkesat e vazhdueshme të avokatëve të tij mbrojtës për përjashtim të gjyqtares Irena Gjoka, trupi gjykues vlerëson se ato janë kryer me qëllim për të zvarritur procesin.
Vendimi i zbardhur iu vu në dispozicion ish-kryeministrit Berisha dhe avokatëve të tij mbrojtës që paralajmëruan se do i drejtoheshin Gjykatës së Posaçme të Apelit për të hequr masën e arrestit shtëpiak.
/Shqip.com