Lajme

SPAK hetime intensive ndaj Meta-Kryemadhit, gazetarja: Po kontrollohet e gjithë pasuria e çiftit

SPAK po kryen hetime intensive ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi. Thirrjet e njëpasnjëshme të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në SPAK kanë qenë si persona që kanë dijeni.

Gazetarja Klodiana Lala tha se Prokuroria nuk është ndalur vetëm tek çështje konkrete, ka ose jo korrupsion, ka ose jo shpërdorim detyre apo ka ose jo vepra të tjera penale, por kanë nisur dhe po kalojnë në sy të gjithë pasurinë e zotit Meta dhe zonjës Kryemadhi.

Sipas saj, nga deklarimet e bëra u duk se Meta dha dhe disa detaje të tjera, duke u shprehur se ka qenë shtetar dhe se të gjitha transaksionet i ka bërë zonja shtëpisë, Kryemadhi, pra, në një farë mënyre, e shmangu përgjegjësinë nga vetja.

Meta dhe Kryemadhi u paraqitën në SPAK në dy ditë radhazi, njëri pas tjetrit. Të mërkurën ishte Monika Kryemadhi që u pyet nga hetuesit dhe të enjten Ilir Meta, që u pyetën në dy seanca të gjata përpara prokurorëve të posaçëm.

“Ju duhet të kuptoni strategjinë që po ndjekin prokurorët e çështjes në lidhje me këtë hetim që po kryhet ndaj çiftit Meta-Kryemadhi. Ju e dini që hetimi fillimisht ka nisur për aferën CEZ-DIA. E them aferë sepse vetë gjykata shqiptare e ka cilësuar të tillë për sa kohë ka patur një dënim ndaj biznesmenit Kastrioti Ismaili, i cili e ka përfunduar këtë dënim dhe është tashmë në gjendje të lirë.

Pasi ka hetuar CEZ-DIA mbi bazën e një kallëzimi të bërë nga një jurist, Romeo Kara konkretisht, është çelur një hetim penal në Prokurorinë e Posaçme, ndërkohë që po hetohej çështja CEZ-DIA në adresë të Prokurorisë së Posaçme.

Kanë ngritur edhe disa kallëzime të tjera që kanë të bëjnë me kontratat lobuese me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ka patur lëvizja socialiste për integrim dhe më pas disa shpenzime të kryera në klinika jashtë vendit për ndërhyrje kirurgjikale dhe estetike nga çifti Meta-Kryemadhi.

Në kuadër të këtyre dosjeve që janë bashkuar në një të vetme, prokuroria nuk është ndalur vetëm tek çështje konkrete, ka ose jo korrupsion, ka ose jo shpërdorim detyre apo ka ose jo vepra të tjera penale, por kanë nisur dhe po kalojnë në sy të gjithë pasurinë e zotit Meta dhe zonjës Kryemadhi.

Katër viteve, po sidomos në dy vitet e fundit, prokuroria ka kërkuar me letër porosi informacion në disa vende të Bashkimit Europian, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për shembull, është kërkuar informacion në Austri, është kërkuar informacion në Pragë, është kërkuar informacion në Qipro, është kërkuar informacion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pra, janë një sërë dhe pasi janë mbledhur të gjitha letër porositë, janë përkthyer dhe janë marrë edhe dëshmitë e personave të cilët janë persona të lidhur në mënyrë direkte ose jo me Metën dhe Kryemadhin, prokurorët i kanë thirrur sërish për të bërë edhe kryqëzimin e fakteve.

Këto kërkime kërkojnë edhe në kohën kur Ilir Meta ishte ende president. Hetimi pasuror përfshin gjithë jetën e tyre, thuajse jetën tridhjetëvjeçare. Prokuroria ka disa ndalesa vetëm në kohën kur kërkon një masë arresti. Kontrolli i personave ose kontrolli i banesës në të gjitha rastet e tjera, prokuroria është e lirë sipas ligjit aktual të kryejë hetime.

Po ta shikosh hetimi duket se po shkon përfundimisht drejt fundit. Për cilat arsye unë pashë dy anët e Ilir Metës. Në momentin që doli nga prokuroria e posaçme, pati agresivitet nga ana e zotit Meta. Pati një sulm frontal ndaj prokurorisë së posaçme, në veçanti ndaj drejtuesit të këtij institucioni, zotit Dumani. Dhe aty, po ta shikoni, foli për Laraska, që besoj…nënkuptonte njerëzit rreth e rrotull tij, që mund të kenë formën SPAK, dhe foli për bashkëpunëtorët e Altin Dumanit, që po ashtu mendojnë se janë njerëz pranë Ilir Metës.

Ndërkohë, duket sikur ja hodhi fajin Monikës duke thënë që është marrë me transaksione, se ky ka qenë president i Republikës. Nuk bëhet fjalë për kohën kur Zoti Meta ka qenë President i Republikës. Është e drejtë e tij, Meta ka zgjedhur këtë strategji. Nuk dua të hyj në këndvështrimin tim, është strategji e gabuar, por gjithsesi ka zgjedhur këtë strategji. Çfarë ndodhi më pas?

Një orë më pas ai shkoi në selinë e ish-Lëvizjes Socialiste për integrim, sot Partia e Lirisë, dhe bëri një deklaratë për shtyp. Dhe aty na dha disa detaje. Që në fakt, edhe gazetarët nuk i dinin cilat ishin këto detaje. Një foli për transaksione të kryera nga ish-financiereja e ish-Lëvizjes Socialiste për integrim. Tha në vitin 2005 e kanë pyetur Ilir Metën a ka mundësi për një transaksion në vlerën X. Pra ishte një shumë e vogël, por që tha po, ajo ka qenë. Financiere e LSI në atë kohë ishte LSI.

Sot e dyta tha më pyetën, më pyetën për lejet e ndërtimit në gjirin e Lalzit. Në atë kohë, Zoti Meta ka patur detyrë tjetër. Ju e dini, ai ka qenë ish-kryeministër, ka qenë ish-kryetar i Kuvendit, ka qenë ministër me disa portofole. Ministri i Ekonomisë mos gabon, pra ka patur disa portofole dhe gjithë e dinë pasurinë. Zoti Meta tha më pyetën për palmat, më pyetën për arritjen e shtëpisë, duke dashur të sqarojë detajet e hetimit, ka dyshime të prokurorisë që palma që janë vendosur në gjirin e Lalzit në vilën e çiftit Meta Kryemadhi janë dhuruar nga një biznesmen emrin e të cilit vetë Zoti Meta e bëri publik dhe prokuroria ka shkuar deri në detaje, pak a shumë si rasti i Zotit Ahmetaj, kur shkoi dhe fotografoi edhe aredimin.

Zoti Meta dha dhe disa detaje të tjera, cilat ishin detajet? Tha, unë kam qenë shtetar, por të gjitha transaksionet i ka bërë zonja shtëpisë. Zonja e shtëpisë, cila ishte zonja Kryemadhi? Pra, në një farë mënyre, e shmangu përgjegjësinë nga vetja”, tha gazetarja Klodiana Lala.

/Shqip.com