Rozë

Spahiu për Rita Orën: Ka mundësi që nuk i njeh flamujt e shteteve të vogla

Aktori i njohur shqiptar, Fatmir Spahiu
Aktori i njohur shqiptar, Fatmir Spahiu

Aktori i njohur shqiptar, Fatmir Spahiu, ka reaguar pasi këngëtarja kosovare, Rita Ora, u pa duke mbajtur në supe flamurin e Serbisë, gjatë një koncerti në Hungari.

Fatmir Spahiu i njohur si “Bufi”, thotë se ka mundësi që Rita Ora nuk i njeh flamujt e shteteve të vogla.

Lexo edhe:
Rita Ora performon në Hungari me flamurin e Serbisë në duar (Video)

Ai ka përmendur momentin kur një kosovare merr pjesë në The Voice of Australia, duke e barazuar atë me gollat e Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës kundër Serbisë.

Postimi i plotë:

Rita Ora është një artiste e madhe sa që nuk mundet me i njohtë flamujt e shteteve të vogla!

Btw reagimi i saj kur e sheh një bashkëvendëse të saj në një talent show në Australi është i barasvlershëm me golat e Shaqirit dhe Xhakes kundër Serbisë. Mua ma ka dridh pak buzën e poshtme.

Reagimi i saj në atë show ma kujton një përvojën timen në një vend turistik ku gjasat për me pas shqiptare kanë qenë minimaliste. Tu u shëtitë në një barkë të vogël, në qosh të botës e pata dëgjuar këtë frazë: “Ruzhdi mos u gjujë se ka gurë” u pata nij krenare e emocionuam pa masë për faktin se pak jena, por gjithçka na gjen.

/Shqip.com