Lajme

Spahiu: Historia e politikanit shqiptar që ofronte 5 mijë euro për vota

Kreshnik Spahiu

Analisti dhe ish-politikani, Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se shitblerja e votës është një fenomen shqetësues në Shqipëri, por kjo nuk ndodh në çdo vend të rajonit.

Ai tregoi rastin kur një politikan shqiptar, të cilit nuk ia përmendi emrin, shkoi në disa familje maqedonase për të blerë vota.

Një familjeje, ai i ofronte 5 mijëra euro, por që u refuzua.

“Kam një histori me një politikan në Maqedoni, i cili pasi kishte siguruar të gjithë votat e shqiptarëve në zonën e tij, i duheshin edhe disa vota maqedonase. Me 5 mijë euro, i ka shkuar disa familjeve maqedonase. Kishte listuar familjet më të varfra maqedonase dhe u kishte shkuar kryefamiljarëve.

20 familje kishin refuzuar 5 mijë euroshin e këtij personi, politikanit shqiptar dhe nuk e shisnin votën. Jo 50 euro, as 500, por 5 mijë euro, familje shumë të varfra në Maqedoni. Maqedonas shumë të varfër që nuk kanë bukë të hanë, për 5 mijë euro nuk e sheshin votën”, tha ai./Euronews

/Shqip.com