Sport Shqiptar

Southamptoni ofron 25 milionë paund – për Armando Brojën

Armando Broja

I gjatë, por i shpejtë. Topi ndihet rehat në këmbët e tij, teksa para portës e ka ftohtësinë e një qendërsulmuesi klasik.

Armando Broja – po shkëlqen te Southamptoni – skuadër e cila dëshiron t’i sigurojë shërbimet e tij me çdo kusht.

Sipas Fabrizio Romanos – ekipi anglez ka ofruar 25 milionë puand për të.

“Kuptova se Southampton tani pritet të nisë një ofertë rekord prej 25 milionë funtesh për sulmuesin shqiptar Armando Broja. Propozimi do të dorëzohet së shpejti.
Le të shohim pozicionin e Chelsea – pasi Thomas Tuchel është një admirues i madh i Broja.“Ai është lojtari ynë”, tha Tuchel pak ditë më parë”, ka shkruar Romano në Facebook.

Sulmuesi shqiptar është autor i gjashtë golave – në 18-të paraqitje të zhvilluara në këtë sezon të Premierligës.

Ky është viti i dytë radhazi që ai po e kalon në huazim, pasi sezonën e kaluar ishte pjesë e Vitesses.

Te klubi holandez, Armando, kishte zhvilluar 30 ndeshje, ndërsa regjistroi dhjetë gola.

Për një kohë të shkurtë Broja është bërë pjesë e rëndësishme edhe e kombëtares shqiptare, ku së bashku me Myrto Uzunin po konsiderohen si e ardhmja e kuqezinjëve.

Broja scores again, Southampton now hoping to sign him permanently from  Chelsea - We Ain't Got No History
Armando Broja

Së fundmi, atij i është rritur edhe vlera në “tregun” e transferimeve.

Nga tre milionë sa vlente paraprakisht, tashmë sipas “Transfermarket” ai vlen nëntë milionë. /Shqip.com