Sport Ndërkombëtar

Southampton bëhet me trajner të ri

/Getty Images
/Getty Images

Southampton ka emëruar si trajner të ri Russell Martinin, i cili së fundmi ishte trajner te Swansea.

Southampton ka rënë nga Premierliga sezonin e kaluar dhe detyra e trajnerit të ri është rikthimi.

“Është një privilegj të pranosh këtë mundësi me Southampton, një klub me një histori kaq të gjatë dhe të pasur”, ka thënë Martin.

 “Qëllimi im është ta kthej këtë klub atje ku përket. Unë jam gati për këtë sfidë dhe do të jap gjithçka për të arritur këtë qëllim dhe për ofruar tifozëve një ekip që i bën ata krenarë”, shtoi ai.

/Shqip.com