Sport Ndërkombëtar

Sot zhvillohet derbi i La Ligas, Atletico-Barcelona

Skuadra e Barcelonës sot ka mundësinë që të marr kreun e tabelës në La Liga, duke e lënë prapa Real Madridin.

Blaugranët nuk do ta kenë të lehtë fitoren sonte pasi do të luajnë në udhëtim te Atletico Madridi.

Atletico vjen në këtë përballje pas fitores javën e kaluar ndaj Elches, ndërsa Barcelona do të kërkoj të mos përsërit gabimin që bëri duke barazuar me Espanyolin.

Katalanasit kanë edhe një mundësi tjetër shumë të mirë, ku me një fitore të mundshme do të jenë lidere e vetme e tabelës, pasi Reali mbrëm ka pësuar humbje nga Villareali.

Të dyja skuadrat aktualisht kanë nga 38 pikë, por një fitore e Barcelonës sonte do ti çonte në kuotën e 41 pikëve.

Ndeshja Atletico Madrid – Barcelona, është e vlefshme për javën e 16-të të La Ligas dhe zhvillohet në ”Metropolitano Stadium”, më fillim nga ora 21:00.

/Shqip.com