Sport Shqiptar

Sot zhvillohen tri përballje në Superligën e Kosovës në Basketboll, vëmendja në Prishtinë

KB Prishtina

Në Superligën e Kosovës në Basketboll sot pritet të zhvillohen tri përballje që përmbyllin xhiron e nëntë.

Vëmendja kryesore pritet të jetë në Prishtinë ku skuadra e Sigal Prishtinës pret ekipin nga Suhareka, Golden Eagle Ylli.

Pas tetë ndeshjeve të zhvilluara Prishtina ka pesë fitore dhe tri humbje ndërsa Ylli ka katër fitore dhe katër humbje.

Në Pejë, takohen Peja dhe Ponte Prizreni. Në këtë ndeshje skuadra pejane pritet të vazhdojë serinë e ndeshjeve pa humbje ndërsa prizrenasit do të mundohen të shkaktojnë befasi.

Ndërsa ndeshja e fundit për këtë xhiro zhvillohet në Prizren ku Bashkimi pret Trepçën.

Dy ndeshje zhvillohen në ora 17:00 ndërsa njëra ndeshje nis nga ora 19:00.

/Shqip.com