Sport Shqiptar

Sot zhvillohen tri ndeshje në Superligën e Kosovës

FOTO: FC Prishtina
photo by: @Shpend Ahmeti

Java e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll pritet të sjellë disa ndeshje tejet interesante.

Të shtunën zhvillohen tri ndeshje, ku spikat përballja mes Prishtinës dhe Ferizajt në “Fadil Vokrri”. Kjo përballje do të drejtohet nga Visar Kastrati.

Sfidë joshëse është edhe ajo ndërmjet Trepçës ’89 e Llapit, ky dy skuadrat luftojnë për objektiva të ndryshme, e para për mbijetesë, ndërsa e dyta për dalje në Evropë.

Kjo ndeshje i është besuar gjyqtarit Genc Nuza.

Në “Liman Gegaj”, Malisheva pret Gjilani, ku edhe këtu do të kemi një përballje mes ekipeve që luajnë për objektiva të kundërta.

Të dielën, Ballkani do të udhëtojë në Skenderaj ku luan me Drenicën, ndërsa lideri Drita do të përballet me Dukagjinin në Klinë. 

/Shqip.com