Sport Shqiptar

Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës në Futboll, vëmendja në Gjilan

Sot në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në Futboll zhvillohen dy ndeshjet e radhës.

Vëmendja kryesore pritet të jetë në Gjilan, ku Drita pret Ballkanin.

Në këtë ndeshje Drita vjen pas humbjes së thellë nga Llapi me rezultat 4-1 ndërsa Ballkani vjen pas përfundimit të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Momentalisht Drita është lidere e Superligës me 30 pikë ndërsa Ballkani gjendet në pozitën e dytë me 26 pikë.

Ndeshja tjetër që zhvillohet është ajo në mes të Llapit dhe Ferizaj.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00.

/Shqip.com