Lajme

Sot zgjedhet kryetari i ri në PDK

PDK

Partia Demokratike e Kosovës të shtunën do të zgjedh kryetarin e ri, përcjell Shqip.com.

794 delegatë do të votojnë për personin që do ta drejtojë subjektin politik të dalur nga lufta – në një krizë në për të cilën po kalon PDK si parti.

I vetmi kandidat për kryetar është Memli Krasniqi.

Kjo konventë që fillon nga ora 09:30 është e jashtëzakonshme, pasi ka muaj që PDK s’ka kryetar, ka veç ushtrues detyre.

Kjo pasi, Kadri Veseli, në tetorin e vitit të kaluar është dërguar në Hagë si i akuzuar nga Dhomat e Specializuara.

PDK, në zgjedhjet e 14 shkurtit doli subjekti i dytë politik, por me një diferencë të madhe larg Lëvizjes Vetëvendosje. Shqip.com