Lajme

Sot varroset 58-vjeçarja që u vra dje në Pejë

Sot do të varroset 58-vjeçarja e cila u vra dje në rrugën “Mbreti Zog”, në Pejë. I dyshuar për vrasje, është djali i saj.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit, në orën 17:00.

“Tragjikisht ndërroi jetë më 14.04.2023, në moshën 58-vjeçare, duke na lënë përjetë të pikëlluar. Varrimi i të ndjerës bëhet më 15.04.2023, në varrezat e qytetit. Funerali niset nga shtëpija e së ndjerës, Rr.Mbreti Zog-Kapeshnicë, Nr.85, në orën 17:00”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com